Një i vdekur dhe 2.943 raste të reja me COVID-19 sot në Kosovë
Nga 11.563 testime, 2.943 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 sot në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 317 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159.890. Në total numri i rasteve aktive është 12.396.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.467 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.737.417 doza të vaksinës. Deri më sot 799.939 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforëcuese dhe 4.813 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.