Rezoluta për Srebrenicën, Vuçiç në alarm: Gjermania dhe SHBA po lobojnë fuqishëm për ta miratuar,
Petulla të mbushura me djathë dhe ullinj
Përbërësit:
1 kg miell
3 vezë
50 gr sodë buke
50 gr kripë
3 gota kos
Djathë
Ullinj të zinj
Procedura:
- Në një enë tundim vezët me sodën e bukës. Më pas i shtojmë kripën dhe kosin. Kur e kemi përzier masën e lëngshme, fillojmë dhe i shtojmë miellin duke e përzier vazhdimisht. Brumin e formuar e lëmë të vijë për rreth 40 minuta.
- Më pas e marrim e shtrijmë në tavolinën e punës dhe e hollojmë me dorë. E hollojmë pothuajse dyfish më tepër sesa zakonisht. E presim në copa.
- Në një enë shtypim pak djathë. Marrim ullinj të zinj, u heqim bërthamat dhe i shtojmë tek djathi.
- Mbi gjysmën e copave vëmë pak nga masa me djathë dhe ullinj. I mbulojmë me copat tjera të brumit.
- I shtypim anët me pirun që të mos dalë djathi. I skuqim në vaj të ngrohtë.
- Mund të shërbehen për mëngjes.