Wednesday, May 25, 2022

Distria Krasniqi e fiton medaljen e artë në Grand Prix të Portugalisë (VIDEO)

Kampionia Olimpike Distria Krasniqi e ka fituar medaljen parë të artë për vitin 2022 në “Grand Prix Almada” të Portugalisë.

Distria në finale e ka mposhtur kroaten Ana Viktorija Puljiz me Ippon.

Krasniqi, në raundin e parë ishte e lirë, në raundin e dytë mposhti me Wazaari dhe tri dënime për Ippon francezen Leonie Gonzalez, njofton Klankosova.tv.

Distria, në çerekfinale, mposhti me 3 dënime për Ippon spanjollen Ariane Toro Soler.

Në gjysmëfinale ajo mposhti me Ippon nikoqiren, portugezen Joana Diogo.

- Advertisment -

Lexoni