Ktheu Gjermaninë “në shina”, Nagelsmann i hapur për të zgjatur bashkëpunimin
Një grua vdes nga i ftohti, familjarët: Kishte 10 ditë pa rrymë
Liljana Sema, 67-vjeçare, është gjetur e vdekur si pasojë e temperaturave të ulëta në një shtëpi të rrënuar, në fshatin Fërras në Fier.
Sema kishte tre ditë që kishte vdekur kur u gjet nga vëllai i saj Baçi Gjoleka, raporton lapsi.al. Ai bashkë me nipin e tij treguan për mediat se 66 vjeçares kishte dhjetë ditë që ia kishin hequr energjinë elektrike pasi nuk kishte pasur mundësi që ta paguante.
Djali i saj, Kushtrimi, ka thënë se edhe një rezistencë që i kishte blerë për ditëlindje nëna nuk kishte ku ta lidhte pasi nuk kishte energji elektrike. Kurse, motra e Liljanës tha se ajo kishte kushte të vështira dhe s’kishte askënd që t’i vinte në ndihmë.
Liljana, vuante prej vitesh nga zemra, tensioni dhe probleme të tjera me nervat, por kësaj i është mbivendosur prej shumë vitesh edhe varfëria ekstreme, skamja, uria dhe mungesa e të ardhurave minimale për të mbajtur shpirtin gjallë.