Balenat e spermës janë parë duke përdorur armën e tyre të fundit kundër orkave sulmuese:
Berisha rimerr vendin në Partinë Demokratike
Sali Berisha rimori “kalanë blu”, duke u futur si triumfator në selinë e PD-së dhe kjo falë një vendimi të dhënë disa orë më parë të kësaj të premte nga gjyqtari Agron Zhukri, i cili i quajti të ligjshme vendimet e marra nga Kuvendi i 11 dhjetorit, që shkarkon Lulzim Bashën, shkrin kryesinë e PD-së dhe drejtuesit në nivel sekretarësh.
Ivi Kaso në një prononcim për median u shpreh se tashmë nuk ekziston as edhe një kryetar i komanduar, pra që Enkelejd Alibeaj është shkarkuar nga gradimi pas dorëheqjes së Bashës. Një ditë më parë grupimi më Rithemelimin e PD-së kishte kërkuar që të hiqeshin dyert e hekurta, duke “çliruar” rrugën për ditën e sotme, ku Berisha me grupin e njerëzve të të besuarve të tij u futën në zyrën ku dikur qëndronte Lulzim Basha, duke ndërhyrë në negociatat që po zhvilloheshin ndërmjet Enkelejd Alibeajt, Gazment Bardhit dhe Arbër Agalliut dhe përfaqësuevse të Foltores, Edmond Spaho, Albana Vokshi, Flamur Noka, si dhe Fatbardh Kadilli.
Duke parë foton nga ky takim, së cilit iu bashku Berisha, duket qartë se palët nuk janë komod në bisedimet e tyre dhe se këtë e konfirmoi dhe më pas vetë kryetari i komanduar i PD-së, Alibeaj në konferencën e dhënë për shtyp, ku deklaroi se për partinë më të madhe të opozitës nuk ka një vend për një person të shpallur non-grata dhe dhe çdo tentativë për t’u rikthyer Beirshën në krye të PD-së do të ishte i pamundur.
Alibeaj i ka kujtuar Berishës gjestin e Bashës për t’u larguar duke i kërkuar që të ndjekë të njëjtën rrugë për t’i lënë vendin bashkimit të demokratëve. Pra sipas tij, edhe Berisha duhet të japë dorëheqjen, por se lideri historik i PD-së deklaroi publikisht se do të rikandidonte për kreun e PD-së.
Lufta vazhdon në mes demokratëve dhe në gjykatë
Ivi Kaso i rreshtuar në anën e grupimit Berisha, deklaroi se vendimi i Gjykatës është i pa apelueshëm dhe se në fuqi ka hyrë statuti i Kuvendit të 11 dhjetorit që shkarkon Lulzim Bashën nga posti i kryetarit. Pra ekziston vetëm grupi parlamentar, me kryetar grupi Alibeajn dhe të gjitha strukturat e tjera janë shkrirë. Por për Alibeajn ky vendim i gjykatës është skandaloz dhe palët do të shkojnë në gjykatën e Apelit. “Vendimi i sotëm nuk ndryshon asgjë ekzistencës së institucioneve të PD-së. Vendimi i paligjshëm, një skandal, nuk është vendimi i formës së prerë.”, tha kryetari i komanduar.
Sakaq ai bëri të ditur se do të depozitojnë kallëzim penal ndaj gjyqtarit Zhukri, ndërsa një padi tjetër e PD-së është kundër grupimit Berisha. “Partia Demokratike ka bërë ankim për regjistrimin e vendimeve të datës 18 Dhjetor. Ne kemi bërë një ankim për regjistrimin e Kuvendit të Partisë Demokratike. Çështja është në apel. Gjyqtari i sotëm nuk ka pasur dosje dhe as prova. Po sqaron procesin ligjor dhe faktik. Gjyqtari ka marrë vendim pa dosje dhe prova. Dhe e dyta pa pasur palë. Duhet të ishim edhe ne si palë në seancë. Na lind detyrimi të paraqesim kallëzim për shpërdoim detyre për gjyqtarin që e kam autorizuar. Vendimi i sotëm është një vendim që ne do ushtrojmë ankim”, tha Alibeaj.
Por a kanë të drejtë ta paraqesin këtë ankimim? Edhe në këtë proces juristët janë të ndarë. Juristi Jordan Daci duke folur për mediat vizive tha se “duke prezumuar që janë njohur e vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit, do kemi një ndryshim tërësor të situatës juridike të PD. Mes vendimeve që janë bërë publike pushojnë së ekzistuari gjithë organet drejtuese që jemi mësuar të kemi deri tani e të njohim. Komisioni i Rithemelimit nga pikëpamja juridike tani do jetë organi i vetëm drejtues deri kur të zgjidhen organet e reja”.
I pyetur nëse ka të drejtë grupi i Rithemelimit mbi selinë e PD, avokati u shpreh: “Selia është pjesa thelbësore e vendit ku ushtrohet aktiviteti i një force politike. Sa kohë organi drejtues është komisioni i Rithemelimit nënkupton që merr kontrollin mbi gjithcka përfshirë vendimmarrjen edhe asetet që janë në pronësi të kësaj force politike”, tha ai për News 24.
Por për avokatin Idajet Beqiri gjyqtari Zhukri duhet të merret i pandehur nga SPAK. “Ky gjyqtar, por të kishim një SPAK, në këtë moment duhet ta merrte të pandehur për shpërdorim detyre. Nuk duhet të shqyrtonte, pasi Foltorja prek edhe interesat e personave të tretë që janë PD. Gjykata e studion dhe thotë ju jeni grupi i Rithemelimit, po ata që janë ekzistues pse nuk i keni vendosur palë të tretë. Gjykata e ka për detyrë që ti thërrasë në zyrë si person i tretë. Kërkues grupi i Rithemelimit dhe pala e thërritur duhet të ishte PD”,- tha Beqiri.
Më tej avokati sqaroi se ai duhet të kishte pezulluar çështjen pasi duhet të priste deri sa të përfundonte çështja në apel.
“Gjyqtari duhet të ndërpriste procesin, dhe të kërkojë vendimmarrjen e koleges, nëse është bërë apo jo apel kundër atij vendimi. Sot duhet të pezullohej çështja për regjistrimin e vendimeve që janë marrë, deri sa të përfundojë çështja në Apel. Duhet ta pezullonte, deri sa të vinte vendimi nga Apeli. Vendimi është marrë në datë 18 mars dhe është ankimuar para afatit ligjor”, u shpreh Beqiri. Të tjerë juristë shprehen se vendimi i gjyqtarit Zhukri nuk mund të ankimohet nga PD, që përfaqësohet nga Alibeaj dhe Bardhi.
Vendimi i marrë nga gjyqtari që njeh statutit e kuvendit të 11 dhjetorit të Berishës nuk është zbardhur ende i plotë dhe për këtë duhet pritur deri në 30 ditë. Dy kampet brenda PD-së tashmë kanë “ulur armët” duke pritur betejën ligjore, por një gjë tashmë është e sigurt, Berisha e ka pushtuar “kalanë blu” dhe bashkimi i demokratëve, të grupit parlamentar të PD-së mund të mbetet vetëm një ide për momentin.