Biden e quan Putinin ‘kasap’
Presidenti amerikan, Joe Biden e ka quajtur të shtunën presidentin rus, Vladimir Putin “kasap”, pasi u takua me nënat e zhvendosura ukrainase dhe fëmijët e tyre në Varshavë, Poloni. Pushtimi vdekjeprurës i Putinit në Ukrainë më shumë se katër javë më parë ka çuar në krizën më të madhe të sigurisë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore me më shumë se 3.7 milionë refugjatë që kanë ikur nga vendi i shkatërruar nga lufta. Nënat ukrainase folën me presidentin teksa mbanin fëmijët e tyre dhe shpjeguan tërbimin e tyre për inkursionin e paligjshëm të Putinit, shkruan Foxnews.
“Ne nënat ukrainase jemi gati ta mbysim me duar,” tha një grua, duke shpjeguar se burri dhe djali i saj qëndruan prapa për të luftuar.
Ndryshe, kjo është dita e dytë e qëndrimit të Biden në Evropë, pasi ditën e djeshme vizitoi trupat amerikanë që gjenden pranë kufirit të Polonisë me Ukrainën.