Gjurmët magnetike të gishtërinjve të vrimës së zezë të Rrugës së Qumështit u zbuluan në
Deçan: Babai ther me thikë vajzën e tij
Një burrë nga fshati Prapaqan i Deçanit e ka therrur me thikë vajzën e tij. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje dhe se i dyshuari është arrestuar. Gashi bëri të ditur se mjeti me të cilin është sulmuar vajza, është sekuestruar.
“Mbrëmë rreth orës 21:15 min policia është njoftuar për një incident në fshatin Prapaqan të Komunës së Deçanit. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia e ka takuar viktimën të cilën e ka dërguar në QKMF për trajtim mjekësor. Viktima ishte sulmuar pas një mosmarrëveshje nga babai me një mjet të mprehtë-thikë. Mjeti që dyshohet që është përdorë është sekuestruar, ndërkaq i dyshuari është arrestuar”, u shpreh ai.
Tutje, Gashi ka bërë të ditur se Prokurori ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.