“Kuptova që donte të më manipulonte…”/Ronaldo Sharka shpjegon se pse nuk pati raporte të mira

Qeni ngec në pusetë, aktivizohen zjarrëfikësit në Deçan (FOTO)
Zjarrfikësit e Deçanit kanë shpëtuar një qenë i cili kishte mbetur i bllokuar në një pusetë. Këtë e ka bërë të ditur asambleisti i Komunës së Deçanit, Leotrim Hadërgjonaj, përmes një postimi në Facebook. Ai tha se me të lajmëruar zjarrfikësit, ata kishin ardhur në kohë rekorde. “Sot rastësisht hasa në një qen i cili kishte ngecur në një puset të hapur anash rrugës, menjëherë i lajmerova zjarrfikësit e qytetit ku në kohë rekorde erdhën dhe e shpëtuan. Krenar me Zjarrfikësit e Deçanit”, ka shkruar Hadërgjonaj.

