Palca juaj kurrizore mund të mësojë dhe të kujtojë pa kontributin e trurit dhe ne
Biden e quajti Putinin kriminel e kasap, Macron thotë se fjalët e rënda e përkeqësojnë situatën
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë se është kundër përshkallëzimit verbal të luftës në Ukrainë, një ditë pasi homologu i tij amerikan, Joe Biden e përshkroi liderin rus, Vladimir Putin si kasap dhe tha se ai nuk duhet të lejohet të qëndrojë në pushtet. Macron u tha mediave franceze se qëllimi ishte një armëpushim në Ukrainë dhe më pas tërheqja e trupave ruse. Ai tha se kjo nuk do të ishte e mundur me një përshkallëzim përmes fjalëve apo veprimeve, raporton BBC.
Autoritetet amerikane kanë mohuar se Biden po bënte thirrje për ndryshimin e regjimit në Rusi.
Ndryshe, Macron ka mbajtur komunikim me presidentin rus gjatë gjithë krizës në Ukrainë dhe tha se do të fliste me Putinin në dy ditët e ardhshme për të organizuar evakuimin e civilëve nga Mariupoli.