Palca juaj kurrizore mund të mësojë dhe të kujtojë pa kontributin e trurit dhe ne
Vetura godet një këmbësore në Vushtrri (VIDEO)
Një këmbësore është goditur nga vetura mbrëmjen e së dielës në Vushtrri, në segmentin e rrugës nacionale Mitrovicë – Prishtinë. Lajmin për Teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Ai ka bërë të ditur se si pasojë e plagëve të marra, këmbësorja është dërguar për tretman mjekësor.
“Rreth orës 18:50, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugorë në Vushtrri, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të një automjeti dhe një këmbësoreje. Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime trupore. E njëjta është dërguar për trajtim mjekësor”, tha Zahiti.