Gjurmët magnetike të gishtërinjve të vrimës së zezë të Rrugës së Qumështit u zbuluan në
Ukraina pezullon evakuimin e civilëve
Asnjë korridor për evakuimin e civilëve nuk do të jetë i hapur në qytetet e Ukrainës të hënën për shkak të kërcënimit të paraqitur nga ushtria ruse, sipas nënkryetares së qeverisë së vendit. Zëvendëskryeministrja, Iryna Vereshchuk tha se kishte raporte të inteligjencës rreth “provokimeve” të mundshme në ato zona. Ukraina ka akuzuar Rusinë për javë të tëra për sabotim të evakuimit të civilëve nga zonat veçanërisht të kontestuara.
Ukraina me ligj për kufizimin e shpërndarjes së informacioneve për ushtrinë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka nënshkruar ligjin që kufizon shpërndarjen e informacioneve lidhur me ushtrinë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, që aktualisht është në fuqi. Kushdo që e shkel këtë ligj mund të dënohet deri me 12 vjet burgim.
Sipas dokumentit, ndalohet incizimi i lëvizjeve të personelit ushtarak, vendeve të granatimeve, emrat e rrugëve, ndalesat rrugore, dyqanet dhe fabrikat e tjera civile dhe ushtarake.
Ligji, që është nënshkruar nga presidenti Zelensky gjatë fundjavës, po ashtu ndalon publikimin e të dhënave lidhur me lëvizjen e ndihmës ushtarake nga shtetet e huaja.
Ky ligj nuk vlen për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm