O’Brien: Do të bëjmë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe
Edhe pas helmimit, Abramovich i pranishëm në negociatat Rusi – Ukrainë në Stamboll
Roman Abramovich po merr pjesë në bisedimet e paqes në Stamboll. Ish-pronari i Chelseat, Roman Abramovich është parë duke marrë pjesë sot në bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë. Miliarderi, i cili është një nga oligarkët rusë të sanksionuar nga Perëndimi për pushtimin e Ukrainës nga Moska, u pa me delegacione nga të dy vendet në Stamboll këtë mëngjes, thanë tre burime. Ndërsa fotoja e mësipërme është shkëputur pikërisht në monentin kur presidenti Erdogan po fliste përpara nisjes së negociatave mes dy delegacioneve ruse dhe ukrainase. Ai shihet i ulur në një tavolinë përkrah Ibrahim Kalin – zëdhënës i Presidentit Erdogan, dhe mban kufje.
Ai nuk është në tryezën kryesore të delegacioneve ruse dhe ukrainase. Kalin thuhet se ka ndihmuar në koordinimin e takimeve midis oligarkut rus dhe një anëtari të delegacionit ukrainas në hotelet e Stambollit.
Prania e Abramovich sugjeron se ai është ende i përfshirë në njëfarë niveli në përpjekjet e ndërmjetësimit. Dje dolën raporte se ai pësoi simptoma të dyshimit të helmimit në bisedimet e paqes në kufirin Ukrainë-Bjellorusi në fillim të këtij muaji.
Kremlini tha më parë se Abramovich luajti një rol të hershëm në bisedimet e paqes, por procesi tani ishte në duart e ekipeve negociuese të të dy palëve.