Ky është Hummeri më i madhi në botë
Sheikët shquhen të mburren për makina, jahte dhe avionë. Një Sheik i apasionuar pas makinave ka ndërtuar Hummer H1 më i madhi në botë me lartësi mbi 6 metra dhe me dy kate brenda. Automjeti i jashtëzakonshëm, i porositur nga Sheikh Hamad Bin Hamdan Al Nahyan, krenohet me shkallët, një tualet dhe madje edhe një hapësirë për mysafirë dhe që është plotësisht e lëvizshme. Makina e cila do qendrojë në Muzeun e tij Historik Sharjah Off Road në Emiratet e Bashkuara Arabe, është 14 metra i gjatë, 6 metra i gjerë dhe është 6.6 metra i lartë.