Miratimi i ndihmës nga SHBA ‘trimëron’ Kievin, ministri ukrainas thirrje për luftë: Epoka e paqes
Masakra ruse në Mariupol, mbi 5.000 të vrarë, përfshi edhe 210 fëmijë
Të paktën 5,000 banorë në qytetin port të rrethuar të Mariupolit, përfshirë 210 fëmijë, kanë humbur jetën që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.
Sipas të dhënave nga kryetari i bashkisë së qytetit, që nga e diela, 170,000 banorë mbetën në Mariupol, tha Vadym Boichenko. Po ashtu, bëhet e ditur se 90 për qind e ndërtesave shumëkatëshe të banimit të qytetit janë dëmtuar, ndërsa më shumë se 40 për qind të tyre janë shkatërruar.
Sipas raportit, janë dëmtuar shtatë spitale, nga të cilat tre janë shkatërruar plotësisht. Po ashtu janë dëmtuar dhe 57 shkolla, nga të cilat 23 janë të shkatërruara.