Gjendet një i vdekur në lumin Lanë
Tirana është zgjuar ditën e sotme e tronditur. Bëhet me dije nga njoftimi i policisë se një 65-vjeçar është identifikuar i pajetë nga banorët në lumin Lanë. Sipas detajeve të njoftimit të autoriteteve identiteti i të moshuarit ende nuk është bërë me dije teksa nga kqyrja paraprake nuk ka shenja dhune në trup. Policia është duke punuar për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftim i plotë:
Më datë 30.03.2022, në rrugën “Dhimitër Xhuvani”, në lumin Lana, është gjetur nga banorët, pa shenja jete, një shtetas rreth 65 vjeç, ende i paidentifikuar.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.