Ktheu Gjermaninë “në shina”, Nagelsmann i hapur për të zgjatur bashkëpunimin
Ukraina akuzon Rusinë se nuk po i përmbahet zotimit për tërheqjen e trupave
Guvernatori i Çernihivit tha të mërkurën se nuk ka parë zvogëlim të sulmeve ruse pavarësisht premtimit të Moskës se do të bëjë një gjë të tillë në këtë qytet në veri të Ukrainës. “Ai i besojmë këtij premtimi? Natyrisht se jo”, tha guvernatori, Viacheslav Chaus, përmes një postimi në Telegram. “’Zvogëlimi i aktivitetit’ ushtarak në rajonin Çernihiv u demonstrua nga armiku duke kryer sulme në qytetin Nizhin, përfshirë sulmet ajrore, dhe gjatë natës ata kanë goditur edhe qytetin e Çernihivit”, tha ai.
Dëgjohen shpërthime në afërsi të Kievit
Mëngjesin e së mërkurës janë dëgjuar shpërthime në afërsi të Kievit, raporton transmetuesi publik britanik, BBC.
Sipas BBC-së shpërthimet janë pasuar nga sirenat për sulme ajrore. Shpërthimet janë dëgjuar në periferi të qytetit.
Ende është e paqartë nëse shpërthimet janë shkaktuar nga forcat ruse apo ukrainase.
Të martën, Rusia njoftoi se mëton të zvogëlojë operacionet e saj pranë kryeqytetit ukrainas, Kiev, dhe shumë liderë perëndimorë kanë thënë se ky njoftim rus duhet të trajtohet me kujdes.
Rusia po vazhdon “veprimet ilegale” kundër banorëve lokalë
Ushtria e Ukrainës thanë se trupat ruse po vazhdojnë të “kryejnë veprime ilegale” kundër popualltës lokale në Zaporizhja, që gjendet në juglindje, dhe në Herson, që gjendet në jug të Ukrainës.
Sipas njoftimit të ushtrisë, Rusia po vazhdon dislokimin e trupave në Ukrainë, po vazhdon të bastisë shtëpitë e banorëve lokalë si dhe po arreston aktivistët pro-ukrainas dhe zyrtarë qeveritarë.
Kjo deklaratë e ushtrisë ukrainase vjen pasi Rusia u zotua se do të “zvogëlojë në mënyrë drastike” operacionet ushtarake përreth kryeqytetit ukrainas, Kiev.