Al Pacino dhe Dan Stevens do të luajnë në filmin ekzorcist të bazuar në një
Si ndodhi aksidenti me fatalitet në Drenoc të Malishevës
Një aksident komunikacioni ka ndodhur në aksin rrugor Malishevë-Kijevë, përkatësisht në fshatin Drenoc, me ç’rast dy persona kanë humbur jetën. Sipas komandantit të njësisë së trafikut rrugor në policin rajonale të Gjakovës, Albin Sahatqisë, dyshohet se deri tek aksidenti ka ardhur pasi njëri shofer që humbi jetën kishte humbur kontrollin e mjetit. Ngushëllime për familjet e viktimave ka bërë kryetari i komunës, Ekrem Kastrati. Në aksidentin e komunikacionit që ndodhi në fshatin Drenoc të Malishevcës, dy drejtuesit e veturave të përfshira në aksident ndërruan jetë. Ata ishin personat e vetëm në të dy makinat.
E policia në Gjakovë i ka dyshimet e saj për shkaqet që çuan deri te ky aksident. Sipas komandantit të njësisë së trafikut në policinë rajonale të Gjakovës, Albin Sahatqija, dyshohet se njëri prej vozitësve e kishte humbur kontrollin mbi mjetin e tij.
“Deri tek aksidenti dyshohet se ka ardhur përderisa njëri automjet ka qenë duke drejtuar mjetin, drejtuesi i mjetit ka qenë duke drejtuar mjetin në drejtimin Malishev-Kijevë dhe kur ka arritur në fshatin Drenoc i Malishevës papritmas e ka humbur kontrollin ndaj mjetit të tij dhe ka kaluar në anën e majtë të rrugës ku si pasojë është përplasur me mjetin që ka qenë duke ardhur në përballëkalim”, tha ai.
Sahatqija tha se mjekët konstatuan vdekjen e njërit person në vendngjarje teksa tjetri vdiq në spitalin e Malishevës.
Familjet e të vdekurve i ngushëlloi kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. Përveç ngushëllimit, ai pati edhe një mesazh për të gjithë vozitësit.
“Të nderuar qytetarë, e sidomos ju vozitës, ju lutem bëni kujdes gjatë vozitjes, në mënyrë që ti evitojmë këto aksidente. Jeta e secilit prej jush, është shumë më e vleshme se çdo gjë tjetër, prandaj, respektoni rregullat në komunikacion dhe bëni kujdes”, tha ai.
Vetëm gjatë muajit mars në Kosovë kanë ndodhur mëse një mijë e 300 aksidente në trafik ndërsa gjatë vitit afër katër mijë.