Historia e pashait Abdurrahman, sundimtari i fundit i Hungarisë që lindi në një fshat të
Rikthimi i Arben Vitisë?
Që nga zgjedhjet e fundit lokale, përkatësisht balotazhi për kryetar të komunave, ish-ministri i Shëndetësisë dhe kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia nuk është parë më në paraqitjet publike pas humbjes së garës kundrejt rivalit nga LDK-ja, Përparim Rama.
Ishte paralajmëruar se Vitia do të tërhiqet nga politika për t’iu kthyer profesionit të tij. Por, së fundmi Republika Post merr vesh nga burimet e saj, se lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti i ka kërkuar Arben Vitisë që të rikthehet dhe të marr përsipër një rol shumë të rëndësishëm në Vetëvendosje. Bëhet fjalë, për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, duke marrë kështu një detyrë të rëndësishme të përgatitjes së kësaj partie politike për zgjedhjet e brendshme.
Lëvizja Vetëvendosje, gjatë mandatit aktual të “Qeverisë Kurti 2”, po përballet si parti politike me probleme të shumta, nga mungesa e kuadrove profesionale e deri te përplasjet e brendshme që ende nuk janë shpërfaqur shumë në opinion, por që besohet se janë mjaftë evidente e që ndërlidhen pikërisht më mënyrën se si aktualisht kjo parti po qeverisë me vendin. Andaj, zgjedhjet e ardhshme në këtë parti politike, besohet se mund të jenë mjaftë vendimtare për kahet dhe politikat që Vetëvendosje do t’i prioritizojë për të ardhmen, duke pas parasysh edhe lidershipin e kësaj partie me Albin Kurtin si kryeministër dhe lider i partisë dhe qëndrimet pak sa më kritikuese që mbanë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca në anën tjetër. Andaj, në këtë mes, Arben Vitia shihet si një persona i duhur për të menagjuar situatën dhe pakënaqësitë në këtë subjekt politik për një lloj ristrukturimi zgjedhor në të ardhmen.
Arben Vitia është një prej figurave politike që ka pësuar ngritje dhe rënie të shpejta në skenën politike në Kosovë.
Përderisa gjatë kohës së fillimit të pandemisë, në “Qeverinë Kurti 1”, nga marsi i vitit 2020, Vitia ishte një prej figurave më të popullarizuara politike në vend, në “Qeverinë Kurti 2”, ai ishte vënë në thumb të kritikave për veprime të ngadalshme në kuadër të masave parandaluese kundër përhapjes së COVID-19.
Këto kritika ia zbehën shpejt imazhin atij duke e lënë prapa një figure të re politike, siç ishte Përparim Rama i cili e mposhti atë në garën për kryetar të Prishtinës.