Armët për Ukrainën: A mund të ndihmojnë vendet e Ballkanit Perëndimor?
25 maji – ditë pushimi zyrtare për administratën, në qarkun e Tiranës dhe ‘ditë pa makina’
Photo Credits: Google Images
Ditën e sotme, 18 maj, ministri Bledi Çuçi, në një njoftim tha se “data 25 do të jetë ditë ushimi për të gjithë institucionet publike që janë pjesë e qarkut të Tiranës.”
Kjo masë merret në vazhdimin e masave për të organizuar finalen e Ligës Europiane.
“Po marrim të gjitha masat që ajo ditë të jetë ditë feste për të gjithë. Do jetë një ditë pa makina, në të gjithë Tiranën, përveç urgjencave dhe organeve që do merren me mbarëvajtjen e eventit.Të gjitha akset hyrëse në Tiranë do të bllokohen deri në orën 18:00”, u shpreh ministri.
Stadiumi kombëtar “Air Albania” do të hapë dyert për finalen e parë në historinë e UEFA Conference League, më 25 maj, kompeticioni më i ri i UEFA-s.
Në kuadër të këtij eventi, është përgatitur ndër të tjera edhe një plan i detajuar me një sërë aktivitetesh që pritet të përfshijnë Tiranën në ato ditë.
Burimi: Top Channel, RTV Klan
Source link