Reagime kundër racizmit të shfaqur në Festën e Abetares në Pejë
Deputetja dhe aktorja Adriana Matoshi ka reaguar pas rastit që që u publikua në media, ku shihet se fëmijët e komuniteteve pakicë janë lënë anash në Festën e Abetares: Asgjë nuk është më e tmerrshme sesa ta imitosh armikun tënd dhe të përdorësh armët e njëjta, ka shkruar Matoshi.
Një ngjarje që ka ngjallur reagime të shumta ka ndodhur ditën e djeshme (e martë) në Peje.
Teksa po kremtohej Festa e Abetares bashkë me bashkëmoshatarët e tyre nuk ishin edhe dhjetë nxënës nga komuniteti i minoriteteve.
Një foto e cila u bë virale shihen disa nxënës që shikojnë prapa një rrjetet festën e organizuar.
Asgjë nuk është më e tmerrshme se sa ta imitosh armikun tënd dhe të përdorësh armët e njëjta.
Përjashtimi i fëmijëve të komunitetit ROM prej aktiviteteve të shkollës, sjellë kujtime krejt të freskëta për popullin e Kosovës, të asaj çfarë ka ndodhur me dekada nëpër shkolla me nxënësit shqiptar.
E pa tolerueshme.
Kushdo që ka marrë një vendim te tillë, nuk e ka vendin në institucionet tona arsimore.
Ministria e arsimit me urgjencë te reagojë e ti pastroj ambientet shkollore nga mësues e edukatorë racist.
Në krejt postet që pashë deri tash, nuk pashë ne komente asnjë racist, pak si u çudita, thash çka u bo???
Ejani e mblidhuni tek posti im, vjellni vnerë!
Pranoj komente vetëm nga ju o të veçantit e kësaj bote.
Lidhur me rastin e njëjtë ka reaguar edhe aktori i njohur Shkumbin Istrefi.
Më poshtë postimi i plotë i Shkumbin Istrefit:
Kjo është turp i madh për shoqërinë tonë. Duhet te kërkohet përgjegjësi. Racizëm i pastër.
Pavarësisht që reagimet janë të shumta, këtyre fëmijëve do t’u mbetet në kujtim tërë jetën që kanë qenë prapa një rrjete që asocon në grila të shoqërisë sonë ndaj komunitetit RAE. Gëzimi i tyre prapa “grilave” shpon si thike në ndërgjegjen e kësaj shoqërie.