Miratimi i ndihmës nga SHBA ‘trimëron’ Kievin, ministri ukrainas thirrje për luftë: Epoka e paqes
Tatuazhi #matchy i Megan Fox dhe MGK, është po aq i pazakontë sa çdo gjë tjetër që bën çifti!
Photo Credits: Frazer Harrison
Asnjë gjykim, por tashmë mund ta keni vënë re se çifti Megan Fox-Machine Gun Kelly nuk janë një dyshe e zakontë. Jo shumë çifte i shkruajnë tatuazhe njëri-tjetrit apo pinë gjakun e partnerit, për shembull.
Megjithatë, gjesti i fundit mbetet romantik, edhe pse përsëri, jo dhe aq i zakontë.
Tatuazhet “matchy” mes dy njerëzve nuk janë një gjë e re, por nëse dy partnerë do të zgjidhnin një zemër, një datë përvjetori apo diçka tjetër, Fox dhe Kelly zgjodhën një kukull vudu.
Por kukulla ka një copëz zemre, që e bën (disi) romantike:
Photo Credits: Machine Gun Kelly (Instagram)
Kukulla ka për qëllim të ofrojë mbrojtje për mbajtësin, por shumë predikojnë dhe idenë e kujdesit për kukullën dhe trajtimin e saj me respekt. Në perceptim dhe kultura të tjera, kukulla përfaqëson dhimbje dhe mallkime.
Burimi: Glamour
Source link