Al Pacino dhe Dan Stevens do të luajnë në filmin ekzorcist të bazuar në një
Anëtarësimi i Kosovës nuk hyn në agjendën e Këshillit të Evropës
Zyrtarët për informim të Këshillit të Evropës i kanë thënë tëvë1, se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë, nuk do të jetë pjesë e agjendës së takimit të nesërm të Komitetit të Ministrave. Në këto rrethana nuk mund të kemi një anëtarësim të Kosovës në këtë organizatë, pavarësisht përkrahjes deklarative të disa vendeve siç është Gjermania.
Janë zvogëluar gjasat për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Kjo pasi aplikimi i vendit tonë, nuk do të jetë në agjendën e diskutimit në takimin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, që do të bahet të premten në Torino të Italisë.
Këtë gjë për tëvë1 e ka konfirmuar zyrtarët për informim të Këshillit të Evropës.
I pyetur nga Tëvë1, nëse në takimin e datës 20 maj do të diskutohet për aplikimin e Kosovës, zëdhënësi i Këshillit, Holtgen Daniel, është përgjigjur vetëm me pesë fjalë “Nuk është në rend dite”.
Konfirmim të ngjashëm për tëvë1 ka dhënë edhe një zyrtar tjetër i kësaj organizate, Vojnovic Dusan.
“Ende nuk është caktuar një datë për diskutimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim”
Mirëpo, që nga 12 maji, kur Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës, gjasat shiheshin të mëdha që aplikimi ynë të diskutohej në takimin e së premtes.
E këtë zvarritje për avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në këtë organizatë ndërkombëtare, politologu Dritero Arifi, po e konsideron si fitore të vendeve jodemokratike.
“Kjo do të ishte fitore e madhe për Rusinë. Fitore e madhe për Serbinë”, thekson Dritëro Arifi. Nëse kjo vërtetohet, do të dëshmonte se Këshilli i Evropër po bëhet instrument i Rusisë, kurse SHBA-ja do të dilte si humbëse e madhe, pasi që e ka proklamuar Kosovën si shtet demokratik, thotë Arifi.
Tani në këto rrethana gjasat për një anëtarësim të shpejtë të Kosovës në Këshillin e Evropës janë zbehur, ndonëse në vazhdimësi kemi pasur deklarata të shteteve të fuqishme që do ta përkrahin vendin tonë për anëtarësim në këtë organizatë.