Ktheu Gjermaninë “në shina”, Nagelsmann i hapur për të zgjatur bashkëpunimin
Dy të rinjë përfundojnë 100 metra në humnerë tek Rruga e Kombit, vdes njëri prej tyre
Një tjetër aksident i ka marrë jetën një personi. Ngjarja tragjike është shënuar në Rrugën e Kombit.
Si pasojë një person ka humbur jetën ndërsa një person tjetër është i plagosur rëndë.
Në incidentin e ndodhur pranë fshatit Kolsh në Kukës raportohet se makina ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka përfunduar në një humnerë.
Raportohet se dy të rinj nga Tropoja, po udhëtonin nga Tirana drejt Kukësit. Makina e tyre tip “Benz” ka rënë 100 metra në humnerën poshtë rrugës.
Shkak i aksidentit deri më tani dyshohet se ka qenë pakujdesia dhe manovrimi i gabuar i shoferit.