O’Brien: Do të bëjmë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe
Flasin nga kompania pas aksidentit në Austri: Pasagjerët kanë lëndime të lehta
Autobusi me udhëtarë nga Kosova që po udhëtonte në Gjermani, është aksidentuar në Austri në orët e para të së enjtës. Si pasojë, 20 persona raportohet se janë lënduar nga ky aksident.
E lidhur me rastin janë prononcuar edhe nga kompania “Armend Tours”.
Në një përgjigje për Klankosova.tv nga kjo kompani thuhet se pasagjerët kanë lëndime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
“Autobusi është nisur me datën 18.05.2022, nga Kosova në orët e mëngjesit. Në udhëtim kanë qenë tre shoferë. Aksidenti ka ndodhur në Austri/Salzburg. Pasagjerët janë me lëndime të lehta dhe asnjë në rrezik për jetë”.