Ditari sekret i Enver Hoxhës: Projekti i panjohur për t’u hapur me Perëndimin që në
Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Sipas inteligjencës ukrainase, trupat rusë po refuzojnë të luftojnë
Trupat ruse po refuzojnë gjithnjë e më shumë të marrin pjesë në luftime në Ukrainë. Të paktën kështu pretendon Drejtoria e Inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes në Ukrainë. Në një njoftim të fundit publik, thuhet se disa njësi të Regjimentit të 70-të të Gardës kanë refuzuar haptazi të marrin pjesë në luftë dhe kanë kërkuar të kthehen në zonat ku janë vendosur normalisht.
Komandantët e njësisë po bëjnë çdo përpjekje për të fshehur rastet e mosbindjes, me ushtarakët më jo bashkëpunues të dërguar në zonën më të rrezikshme të vijës së parë.
Photo Credits: Marcus Yam / Los Angeles Times
Rihapet ambasada Amerikane në Kiev
Pas më shumë se tre muajsh, departamenti amerikan i Shtetit vendosi që ambasada e tyre në Kiev të rihapej këtë të mërkurë.
“Populli ukrainas, me ndihmën tonë të sigurisë, kanë mbrojtur atdheun e tyre përballë pushtimit të pajustifikuar të Rusisë dhe, si rezultat, Yjet dhe Shiritat po valëviten përsëri mbi ambasadë”, – u shpreh sekretari i Shtetit Amerikan, Antony Blinken.
Ndër të tjera, ai i siguroi mbështetje ukrainasve duke iu garantuar mbrojtje ndaj sulmeve ruse. Departamenti Amerikan i Shtetit mbylli ambasadën në Kiev më 14 shkurt, 10 ditë përpara se trupat ruse të kalonin kufirin, në përpjekje për të rrëzuar qeverinë e Ukrainës dhe për të instaluar një tjetër në përputhje me politikën e Moskës.
Diplomatët amerikanë vazhduan të ofronin shërbime nga qyteti perëndimor i Lvivit, ndonjëherë duke qëndruar gjatë natës në Poloninë fqinje për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë.
Kthimi në Kiev erdhi disa javë pasi forcat ukrainase mposhtën përpjekjet ruse për të marrë kontrollin e Ukrainës veriore dhe kryeqytetit, ndërsa lufta u përqendrua në lindje dhe jug të vendit.
Sulmi rus në Ukrainë mund të shkaktojë krizë globale ushqimore
Agresioni rus në Ukrainë mund ta detyrojë botën shumë shpejt të përballet me një krizë ushqimore që mund të zgjasë për vite të tëra. Autoritetet thonë se lufta ka përkeqësuar sigurimin e nevojave bazë ushqimore sidosmos në vendet e varfra, pas rritjes së menjëhershme të çmimeve.
Konflikti mes vendeve ka ndërprerë furnizimet nga portet e Ukrainës, të cilat dikur eksportonin sasi të mëdha vaji gatimi, apo drithëra si misri dhe gruri. Rrjedhimisht kjo ka ulur ofertën globale dhe ka bërë që çmimi i alternativave të rritet. Çmimet globale të ushqimeve janë pothuajse 30% më të larta se e njëjta kohë e vitit të kaluar, sipas OKB-së.
Sipas ekspertëve, kjo luftë, kombinuar me efektet e ndryshimeve klimaterike dhe pandeminë, po kërcënon me miliona njerëz në të gjithë botën me uri masive dhe kequshqyerje.
Firenze: Klienti i lokalit njofton policinë për çmimin e kafes
Një bar në Firenze të Italisë është gjobitur €1,000 pasi një klient u ankua në polici për shka se çmimi i kafes nuk tregohej në banak. Kur në fund të qëndrimit të tij ju kërkuan 2 euro për kafen e konsumuar, në qendër të vendit, ai u ankua pse nuk e kishin informuar në lidhje me çmimin më herët.
Ky gabim i kushtoi shtrenjtë barit, i cili u gjobit pavarësisht se pronari sqaroi se çmimet janë më shumë se të qarta në menunë dixhitale.
Burimi: CNN, BBC
Source link