Al Pacino dhe Dan Stevens do të luajnë në filmin ekzorcist të bazuar në një
10 vjet nga vdekja e 12 studentëve në Himarë, familjet kërkojnë drejtësi
‘Dorina’-10 vjet nga vdekja e 12 studentëve në Himarë, familjet nuk reshtin së kërkuari drejtësi.
Edhe sot pas 10 vjetësh nga tragjedia e Qafës së Vishës ku humbën jetën 12 studentë të Universitetit të Elbasanit, familjet e tyre kërkojnë akoma drejtësi për fëmijët e tyre që humbën jetën tragjikisht në atë aksident.
Hasan Stafa, babai i Dorina Stafës, njërës prej viktimave, në një prononcim për Syri TV, u shpreh se dhe sot pas 10 vjetësh e shumë ece-jakesh nëpër çdo zyrë të shtetit, asnjë përgjigje nuk ka për disa pikëpyetje pasi në raportin e Policisë dhe Prokurorisë, fajtore është rruga, pasi shoferi vetë e ka humbur jetën në atë aksident në greminë në Qafën e Vishës, afër Himarës.
Autobusi në greminë
Hasani dhe prindërit e viktimave kërkojnë përgjigje nëse mjeti ka qënë i kolauduar sipas rregullave, nëse autobuzi ka qënë i shoqëruar me eskortë policie siç e kërkon ligji, pse shoferi fill pas kthimit nga një udhëtim dyditor nga Turqia është nisur për të dërguar studentët në eskursion kur kjo është e ndaluar me ligj, nëse autobuzi ka pasur shofer rezervë dhe vlerësimi i bërë nga ana e kompanisë së sigurimeve është qesharak pasi humbja e jetës së fëmijëve është vlerësuar me 1 milionë lekë të reja kur vetëm shpenzimet mortore e kanë kaluar këtë shumë…
Hasani dhe prindërit e viktimave të tjera kërkojnë tashmë prej 10 vjetësh përgjigje për këto pikëpyetje dhe vënien para përgjegjësisë të fajtorëve të vërtetë e jo që shteti t’ia faturojë të gjitha fajet, rrugës dhe shoferit tashmë të vdekur…
Shumë prej prindërve dhe të afërmëve të viktimave kanë pësuar trauma dhe kanë humbur aftësitë mendore e shëndetësore pas asaj ngjarjeje, gjë kjo që kërkon një shërbim ekstra pasi ato nuk janë më në gjendje për punë…
Ata ndihen të shpërfillur nga shteti pas gjithë këtyre viteve dhe shpresojnë shumë në drejtësinë e re e cila po tenton të instalohet në Shqipëri.
Prindërit e studentes Dorina Stafa
Viktimat e aksidentit të 10 viteve më parë
Dorina Stafa, njëra nga 12 studentët e vrarë në aksident