Fizikanët mendojnë se madhësia e pafundme e multiversit mund të jetë pafundësisht më e madhe:
Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Volodymyr Zelensky, njeriu me më shumë ndikim në botë për vitin 2022
Kreu ukrainas Volodymyr Zelensky është shpallur personi më me ndikim në botë për vitin 2022, sipas sondazhit të përvitshëm të kryer nga revista Time. Me më shumë se 3.3 milionë vota, Zelensky doli i pari me 5% të votave.
Para se forcat ruse të sulmonin Ukrainën, presidenti i vendit që prej 2019-ës, ishte aktor komedie. Ai u fut në skenën botërore dhe mblodhi liderët e mëdhenj për të mbështetur Ukrainën.
Zelensky u pasua nga CEO i Tesla-s dhe SpaceX, Elon Musk me 3.5% të votave. Vetëm dhjetorin e kaluar, Musk u emërua personi i vitit 2021 nga Time, për jetën në Tokë dhe jashtë saj.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson doli i treti me 3.4% të votave. Në fillim të vitit, Johnson u përball me kritika të mëdha, pasi u publikua lajmi se ai kishte thyer rregullat anticovid pasi organizoi një festë ditëlindjeje në zyrën e tij në Doëning Street në qershor të vitit 2020. Lista e plotë e “2022 TIME100” do të zbulohet më 23 maj.
Photo Credit: Getty Images (4)
Lija e majmunëve: Mbi 100 raste në Europë, OBSH kërkon mbledhje urgjente
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u mblodh në mënyrë urgjente ditën e premte, pasi janë regjistruar mbi 100 raste të lisë së majmunëve në Europë. Shtetet europiane ku janë regjistruar rastet e para janë Mbretëria e Bashkuar, Spanjë, Portugali, Gjermani, Itali si dhe në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Australi.
E ashtuquajtura lija e majmunëve është e ngjashme me linë e zakonshme dhe më pak e transmetueshme se ajo. Kryesisht përhapjen më të madhe të saj e ka në Afrikën Perëndimore.
Sëmundja zakonisht zgjat dy deri në katër javë dhe simptomat mund të shfaqen diku nga e pestë deri në 21 ditë pas infektimit.
Shkencëtarët nuk parashikojnë që kjo sëmundje të marrë përmasat e një pandemie si COVID-19, duke qenë se virusi nuk përhapet aq lehtë sa SARS-COV-2.
Putin, thirrje për mbrojtjen e Rusisë nga sulmet kibernetike
Presidenti Vladimir Putin bëri thirrje për marrjen e masave në mënyrë që të përmirësohet rezistenca e Rusisë ndaj sulmeve kibernetike. Sipas tij, Rusia ndodhet në shënjestrën e vazhdueshme të sulmeve kibernetike që prej dikësh kur nisi trupat e parë ushtarakë drejt Ukrainës.
“Ne në përgjithësi ishim gati për këtë sulm. Ky është rezultat i punës në të gjithë sistemin që është ndërmarrë në vitet e fundit”, tha Putin gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të Rusisë.
Sipas Putin, sulmet vinin nga vende të ndryshme, por ishin “qartësisht të koordinuara” dhe synonin të merrnin informacione nga mediat, institucionet financiare dhe portalin qeveritar në Rusi.
Photo Credit: BBC
Mariupol: Rusia shpall fitoren e plotë në uzinën Azovstal
Rusia ka shpallur fitoren në betejën e saj disamujore për të pushtuar qytetin- port ukrainas të Mariupolit.
Luftëtarët e fundit që mbronin fabrikën e çelikut të qytetit Azovstal tani janë dorëzuar, sipas zyrtarëve të Moskës.
Për muaj të tërë, trupat ishin strehuar në kompleksin e madh, duke penguar Rusinë të vendoste kontrollin e plotë mbi qytetin.
Evakuimi i së premtes shënon fundin e rrethimit më shkatërrues të luftës, me Mariupolin tani nën rrënoja. Qyteti dhe fabrika e tij e çelikut tani janë “çliruar plotësisht” pasi 531 trupa ukrainase u larguan nga vendi, tha Ministria ruse e Mbrojtjes.
“Objektet e nëndheshme të ndërmarrjes, ku fshiheshin militantët, u vunë nën kontrollin e plotë të forcave të armatosura ruse”,- shtoi ajo në një deklaratë.
Burimi: BBC, CNN, Reuters
Source link