Balenat e spermës janë parë duke përdorur armën e tyre të fundit kundër orkave sulmuese:
Babai 63-vjeçar qëllon me armë zjarri djalin e tij
Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Greqi. Bëhet me dije nga mediat e huaja se një baba ka qëlluar me armë zjarri djalin e tij.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00 në Agios Andrianos, Nafplio, teksa 63 –vjeçari ka qëlluar me armë djalin e tij.
Sipas mediave vendase, në kryqëzimin e Agios Andrianos, babë e bir u grindën dhe situata doli jashtë kontrollit, ku babai qëlloi djalin e tij 40- vjeçar dhe e plagosi në këmbë.
Në vendngjarje kanë shkuar persona të Sigurimit të Nafplios, të cilët kanë arrestuar 63-vjeçarin ndërsa i plagosuri është transportuar në spital.