Saturday, June 25, 2022

Nagavci: Mësimdhënësit që diktojnë s’kanë vend në shkolla

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në Kallxo Pernime ka deklaruar se mësimdhënësit në Kosovë nuk duhet që të diktojnë nxënësit gjatë procesit mësimor.

Sipas Nagavcit, nëse ka mësues që dikton, si ministri do të marrin masa për të trajtuar rastin.

“Nuk duhet të jetë dhe nuk duhet të ketë asnjë mësimdhënës që dikton dhe nuk do të lejojmë. Nëse më thua sot se në këtë shkollë ka mësues që dikton, natyrisht ne do Interesohemi dhe do të shohim pse. Unë mendoj nuk mund të diktohet tutje, ka pas vështirësi aq sa unë di tek shkollat e mesme profesionale dhe për këtë arsye i kemi kushtu një vëmendje të veçantë”, tha Nagavci.

Ajo shtoi se nëse ka raste të tilla duhet të adresohen në MAShTI.

“Nëse ka të tillë sepse unë si Ministre sot nuk mund të garantojë për të gjithë mësimdhënësit në shkolla, nëse ka raste ka mekanizma që duhet të adresohet. Si ministre e Arsimit në kuadër të kompetencave jemi munduar dhe jemi duke punuar që të ofrojmë mbështetje aty ku ka nevojë”, tha Nagavci më tej.

- Advertisment -

Lexoni