Miratimi i ndihmës nga SHBA ‘trimëron’ Kievin, ministri ukrainas thirrje për luftë: Epoka e paqes
Çmenden tifozët holandezë në Tiranë: 5 policë të plagosur, mbi 50 të shoqërua
Tifozeria e Holandës dhe Romës ka mësyrë në Tiranë. Të maskuar dhe me shkopinj në dorë qindra persona janë përplasur me policinë, duke lënduar 5 efektivë.
Policia ka përdorur gazin lotësjellës për të shpërndarë tifozë. Në komisariatin 2 ka mbi 50 të shoqëruar.
Tifozeria e Romës krijoi incidente te Drejtoria e Policisë Tiranë, ndërsa tifozeria e Holandës te rruga “Mustafa Matohiti”.
Tifozët me maska e shkopinj nëpër duar kanë bërë jo pak dëme, duke përfshirë këtu një makinë policie me xhama të thyer, vazo të thyera, blloqe betoni të hedhura nëpër rrugë apo zbrazjet e koshave të plehrave në rrugë.
Më herët tifozët holandezë u përplasën me ata të Romës, ndërsa një tjetër incident u shkaktua te zona e 9-katsheve ku disa persona u konfliktuan dhe një qytetar shqiptar mbeti i plagosur.