Respekti juaj për Cardi B pasi të lexoni këtë, është e sigurt që do të rritet!
Cardi B mund të ketë fituar nëntë Grammy që nga regjistrimi i “Bodak Yellow” në 2017, por kjo nuk do të thotë se reperja nuk është ende e gatshme për një sfidë. Ndërsa krijuesja e hitit “I Like It” mund të thotë me krenari se tani është një veterane e industrisë muzikore, seria e videove me Messenger, “Cardi Tries”, e nxjerr atë nga zona e rehatisë, pasi ajo mëson gjithçka nga ekspertët, nga mënyra se si të luajë futboll e deri te tatuazhet. Në një intervistë ekskluzive me Elite Daily, Cardi B flet për aftësitë e saj të preferuara që ka mësuar deri më tani në “Cardi Tries”.
Duke shfaqur yje të tjerë si Megan Thee Stallion, Normani, dhe madje edhe bashkëshortin e saj, Offset, “Cardi Tries” është plot me humorin e njohur të Cardi-t, teksa reperja kalon në situata të panjohura.
Cardi B thotë se shumë nga aktivitetet e shfaqjes e kanë sfiduar mjaftueshëm. Një nga këto raste: Të mësosh se si të jesh kameriere dhe të gatuash sushi nën drejtimin e kryekuzhinieres së Yamashiro, Vallerie Archer, gjë që ajo thotë se është gjëja më e vështirë, por shpërblyese që ka bërë.
Gjatë këtij episodi ajo shton se “ka një respekt të veçantë për njerëzit në industrinë e shërbimeve” dhe se sigurohet të mos u drejtohet kurrë ashpër atyre.
“Ndonjëherë njerëzit i lodhin kaq shumë kamarierët me fjali të tipit: ‘Hej, ke harruar porosinë timë’, ‘Nuk e kërkova fiks kështu’ etj. Njerëzit as nuk e kuptojnë se sa shumë punojnë dhe sesa të shpejtë u duhet të jenë.”
Burimi: Elite Daily
Source link