Saturday, June 25, 2022

Roma mposht Feyenoord-in në Tiranë – Shpallet Kampione e Uefa Conference League

Roma ka arritur që ta mposhtë Feyenoordin në finalën e Uefa Conference League me rezultat 1-0.

Feyenoord arriti që të krijojë shanse të mira për shënim, por skuadra e Jose Mourinhos arriti që ta mbrojë rezultatin e krijuar në minutën e 32-të të takimit.

Kujtojmë se tashmë Roma është kualifikuar direkt për në Europa League.

90′ Feyenoord po vazhdon ta mbajë dominimin e ndeshjes, por nuk është duke arritur që ta tund rrejtën romake, teksa kanë mbetur edhe 5 minuta deri në fund të takimit.

80′ Roma po vazhdon të mbrohet përkundër sulmeve që po vazhdon t’i bëjë Feyenoord presione të mëdha për ta barazuar rezultatin.

70′ Kanë mbetur edhe 20 minuta deri në fund të takimit, ku Roma po vazhdon ta mbrojë rezultatin e krijuar që nga minuta e 32-të e takimit.

60′ Kanë kaluar një orë lojë në “Air Albania Stadium”, ku Roma po vazhdon të udhëheq me rezultatin 1-0, falë golit të Zaniolos në minutën e 32-të, ndërsa më të nisur pjesa e dytë holandezët u treguan mjaftë të rrezikshëm ku në një moment edhe e goditën shtyllën.

May be an image of stadium and text that says 'PEACE mиp TIRANA FIN 022'
- Advertisment -

Lexoni