Studimi Lidh Preferencën për Makina me zë të lartë me disa Tipare të Personalitetit Befasues:
Ka ngacmuar dhe kolegen/ Aktori i famshëm akuzohet për përdhunimin e 3 burrave
Aktori i njohur hollivudjan Kevin Spacey po përballet me të tjera akuza të rënda për abuzim seksual.
62-vjeçari u akuzua pasi Policia pas një sërë ankesash të bëra ndaj tij nga 3 burra, që datojnë midis 2005 dhe 2013. Si fillim një akuzë është bërë për një abuzim të ndodhur në Londër në vitin 2005, teksa më pas kanë ardhur dhe 3 ankesa të tjera, po ashtu nga burra.
Aktori ka dalë hapur për orientimin e tij seksual, teksa ka deklaruar se ai është gei, ndërsa kjo nuk është hera e parë që ai përballet me akuza të tilla. Rasti i parë ka qenë në 2017 dhe gjithsej ndaj tij sot numërohen 15 akuza për përdhunim dhe ngacmim seksual, ku një prej të cilëve ka ardhur nga një bashkëpunëtore në një nga filmat e tij, emri i të cilës nu kështë bërë publik.
Spacey është i mirënjohur për interpretimin në filma të tillë si Seven, LA Confidential, American Beauty dhe Baby Driver, si dhe në serialin Netflix House of Cards.