“Ballkani i Hapur”/ Liderët rimblidhen në Ohër, Vuçiç: Po përgatisim gjëra të mëdha
Liderët e Ballkanit Perëndimor pritet të mblidhen në qershor të këtij viti në kuadër të projektit Ballkani i Hapur, dhe tryezës i është bashkuar edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.
Në lidhje me takimin në Ohër, ka reaguar edhe Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ku në një postim në Instagram shkruan: “Ballkani i Hapur është iniciativa më e mirë për popujt e Ballkanit. Ne po përgatisim gjëra të mëdha për qytetarët e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”.
Liderët e Ballkanit Perëndimor të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut që marrin pjesë në projektin “Ballkani i Hapur” kanë ftuar edhe tre liderëve të tjerë t’i bashkohen tryezës, por përgjigje pozitive ka mbërritur vetëm nga Dritan Abazoviç. Kundër këtij projekti është Kosova dhe Bosnje-Hercegovina.