Al Pacino dhe Dan Stevens do të luajnë në filmin ekzorcist të bazuar në një
Çuditen mjekët! Foshnja 6 muajshe rezulton pozitive pas testit të kokainës, çfarë dyshon policia?
Një foshnjë gjashtë muajshe rezultoi pozitive ndaj kokainës në Itali. Sipas mediave të huaja foshnja ishte e shtruar në spitalin e Padovës që në fillim të majit për hemorragji cerebrale.
Ndër të tjera bëhet me dije se prindërit u morën në pyetje për rastin, pasi ndër hipotezat e marra në konsideratë nga karabinierët është edhe keqtrajtimi i vogëlushes.
Ajo që mbetet për tu sqaruar është nëse e porsalindura ka qenë apo jo viktimë e sindromës “baby shake”, dridhjet e dhunshëm dhe të vazhdueshme për ta bërë ata të pushojë së qari.
Prokuroria Publike e Venecias ka hapur aktualisht një dosje hetimi.Kokaina, sipas ekzaminimeve, nuk ishte gëlltitur nga foshnja, por ishte përthithur nga afërsia.
Ndërkohë që pas trajtimit intesiv të mjekëve njoftohet se gjendja e fëmijës është përmirësuar ditët e fundit.