Liverpooli mendon për pasuesin e Salah, alternativë edhe ish-in e Ajaxit
DETAJE/ Ngatërroi ujin me rakinë, si e gjeti nëna në Devoll 2-vjeçarin të vdekur në dysheme
Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Devoll ku një fëmijë është dërguar në spital pa shenja jete.
2 vjeçari në kohën kur nëna kryente punët e shtëpisë, ka marrë një bidon gjysmë litër që ka menduar se ka qenë me ujë, por në fakt ka qenë me raki.
Pasi e ka konsumuar sipas mjekëve i ka bllokuar rrugët e frymëmarrjes duke i sjellë vdekjen.
Nëna e ka gjetur të shtrirë në dysheme dhe e kanë çuar menjëherë në spital por fatkeqësisht fëmija ka ndërruar jetë në banesë.