Fakte të reja për staturën kombëtare të Mbretit Zog- Nga Ekrem Spahiu
Lajm tragjik nga Shkodra: Vdes nëna me dy vajzat, gjithçka nisi kur vajza e vogël po bënte dush
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Fushë-Arrëz pasditen e sotme pasi 3 pjesëtaret e familjes Kola kanë ndërruar jetë.
Gjithçka nisi pasi vajza 15-vjeçare Emiljana Kola, u fut për t’u larë në dush, ku ka rënë në kontakt me energjinë e si pasojë ka ndërruar jetë në vend.
Pak sekonda më vonë të njëjtin fat do të kishte edhe motra e saj 18-vjeçare, Sidorela Kola, e cila shkoi me urgjencë për të parë se çfarë ndodhi me Emiljan dhe sapo ka prekur dorezën e dushit, ka ndërruar jetë edhe ajo.
Si të mos mjaftonte kjo, vrapoi drejt vajzave edhe e ëma e tyre 42-vjeçare, e cila sërish nga kontakti me energjinë ndërroi jetë.
I lënduar ka mbetur edhe djali i familjes, por falë trajtimit tani është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.