Pep “ia vë syrin” talentit të Bayernit, por duhet të paktën 100 milionë
Kurti: NATO ndali gjenocidin në Kosovë
Kryeministri Kurti, në audiencën e Universitetit të Kembrixhit, foli për gjendjen në të cilën ndodhet Kosova, duke u zgjeruar edhe në rajon e më gjerë.
Kryeministri Kurti në fillim të diskutimit të tij foli për intervenimin e NATO-s në Kosovë për të ndalur gjenocidin e shtetit serb ndaj popullit shqiptar. Ai me këtë rast përmendi pasojat që populli shqiptar i përjetoi gjatë luftës në Kosovë, duke përmendur në shifra konkretë vrasjet, dhunimet, djegiet e shtëpive, etj.
“Perëndimi demokratik dëshironte që ta ndalte këtë gjenocid”, theksoi mes tjerash kryeministri Kurti.
Kurti foli për sfidat që po e përcjellin rrugëtimin e Kosovës drejt integrimeve evropiane.
Ai përmendi qendrën ruse në Nish, që, sikundër tha ai, “ironikisht quhet ‘Qendra Humanitare’, duke dëshiruar që bëhet baraspesha e intervenimit të NATO-s në Kosovë, kështu dhe këta tani e quajnë qendrën ruse si ‘Qendra Humanitare'”.
Kryeministri Kurti shtoi se “veç kësaj, ata duan që Kosova të jetë shtet i dështuar, duke e konsideruar si ndërhyrje e përkohshme e NATO-s”.
“Ashtu sikundër e vlerësonin ndërhyrjen e NATO-s në Irak e Afganistan, si storje jo e suksesshme, ashtu ta konsideronin edhe Kosovën, si ndërhyrje të përkohshme”, deklaroi Kurti.
Prandaj, shtoi ai, “është me rëndësi që të mbrohet Kosova, të mbrohet përparimi”.
“Aq sa mbron NATO Kosovën, nuk kam pretendime tejet të larta që Kosova mbron NATO-n po ashtu, sepse jemi pjesë e historisë së kaluar, të tashmes, por edhe të ardhmes”, deklaroi Kurti.
Kryeministri Kurti më tej foli për situatën në Ukrainë, duke i ndërlidhur me gjendjen në Kosovë,Serbi dhe rajon.
Pos tjerash, ai foli për qasjen që Kosova e Serbia kanë kundrejt Perëndimit dhe Lindjes (Rusisë). Ai përmendi ushtrimet ushtarake të përbashkëta mes Serbisë dhe Rusisë “Vëllazërimi dhe mburoja Sllave”, ndërkohë që Kosova ka një qasje krejt tjetër, e cila ka marrë pjesë në ushtrime të përbashkëta me forcat e NATO-s.
Tutje, ai vuri në pah ndikimin e Rusisë në Serbi edhe në pushtet. Por edhe rrezikun që ky ndikim të shtrihet edhe më gjerë në rajon, më konkretisht në BeH , në Mal të Zi, etj.
Kryeministri Kurti foli edhe për pengesat që tre shtetet fqinje, të cilët janë anëtarë të NATO-s, kanë penguar fluturimin e Lavrovit për në Serbi, që, sipas tij, është një goditje e dytë më e madhe ndaj Kremlinit.
Më tej kryeministri Kurti u pyet edhe për kohën sa qëndroi në burg gjatë luftës në Kosovë.
“Nuk jam i hidhëruar pse isha i burgosur, ndonëse nuk di si u dukem te tjerëve, por burgu më ka bërë të kuptoj më mirë, njerëzit e sistemet politike, duke më larguar nga studimet në shkencat ekzakte”, deklaroi mes tjerash kryeministri Kurti në një audiencë në Universitetin e Kembrixhit.
Ndërkaq audienca, me pyetjet që i parashtruan shprehnin një interesim të shtuar mbi gjendjen në Kosovë, në sigurinë e saj dhe në rajon, në sundimin e ligjit, në luftën kundër korrupsionit, në integrimin e serbëve të Kosovës në institucionet shtetërore, në integrimin e Kosovës në KE, BE dhe NATO, etj.