Fitoi tri dekada më parë Topin e Artë, tani “Bishtaleci” aplikon për Narcos 4
Shtyhet seanca e Kuvendit, përfundon edhe protesta e veteranëve
Partia në Pushtet Lëvizja Vetëvendosje dhe tri partitë tjera opozitare, PDK, LDK dhe AAK, nuk kanë arritur të gjejnë kompromis, çka ka bërë që të ndërpritet seanca e së enjtes. Seanca nuk ka arritur të zhvillohet, pasi që gjatë gjithë kohës në oborrin e Kuvendit kanë protestuar veteranët e luftës së UÇK-së, duke kërkuar rritje të pagesës së pensionit, përkëtësisht përfshirje në Projektligjin për Pagën Minimale.
Opozita, ka insistuar që seanca të mos zhvillohet, pa u gjetur një zgjidhje për veteranët.
Kryeministri Albin Kurti, është pajtuar që të premtën, t’i takojë përfaqësuesit e veteranëve dhe të bisedojnë për një zgjidhje.
Në këso rrethana, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjuca, i ka ndërprerë punimet e seancës të së enjtes, duke i shtyrë për javën e ardhshme.
LEXO EDHE KWTW:
Konjufca ka thënë se bllokimi i seancës nga opozita është i paarsyeshëm, pasi protesta e veteranëve nuk ka lidhje me atë që do të zhvillohej në seancë.
“Seanca e sotme shkoi si shkoi, me këtë bllokim që mu duk i paarsyeshëm pasi s’ka pasur lidhje kjo seancë me temën për të cilën është protestuar dhe bllokuar seanca. Nuk shoh kushte të vazhdojmë pasi një pjesë e opozitës po insiston që ajo të bllokohet. E vazhdojmë javën e ardhshme. Seancat e Kuvendit nuk do të mund të bllokohen pafundësisht apo për shkak të betejave tona politike. Megjithatë principi më i rëndësishëm i shtetit është funksionimi i demokracisë”, ka thënë Konjufca në përmbyllje të seancës.
Në rend dite ishte Projektligji i propozuar nga PDK-ja për tërheqje të kursimeve nga Trusti.