Pse Selena Gomez thotë se e shmang dhomën e gjumit në ditët e rënduara psikologjikisht

Ky i aktores, është një rast i thjeshtë që s’duhet t’i besoni çdo gjëje që shihni në ~TikTok~
Photo Credits: Daily Express
Jennifer Aniston po i jep fund “lajmit” të shpërndarë në TikTok, për “sallatën që ajo hante çdo ditë për drekë gjatë xhirimeve të ‘Friends’, në viteti 90”.
“Më vjen keq, ndihem sikur po i zhgënjej të gjithë, por kjo nuk është sallata ime”, tha Aniston për Shape gjatë një interviste në Zoom, për recetën virale. “Duket e shijshme, por nuk është sallata që kisha në “Friends”.
Sallata – e përbërë nga bullgur, tranguj të prerë në kubikë, majdanoz, nenexhik, qepë të kuqe, qiqra, djathë të thërrmuar dhe fëstëkë të copëtuar – është rikrijuar mijëra herë në TikTok dhe Instagram, dhe është bërë e famshme vetëm prej emrit të aktores.
Por në fakt, vetë aktorja, nuk e ka idenë se nga erdhi receta “Sallata Jennifer Aniston”, duke shtuar gjatë një “pyetje dhe përgjigje” me Elle se ajo “nuk do të kishte kurrë kaq shumë qiqra në një sallatë”.
Sallata e saj e zgjedhur në atë kohë ishte “krejtësisht ndryshe”, e përbërë nga marule të grira, pulë, të bardha veze, disa fasule garbanzo, proshutë dhe një vinegrette bazë.
Thënë këto, mos merrni të mirëqenë çdo gjë që shihni dhe lexoni jo vetëm në TikTok, por në rrjetet sociale në përgjithësi.
Burimi: Page Six
Source link