Nemanja Millosheviq për Geopost: Vuçiq pret Putinin në Danub dhe Trumpin në Shtëpinë e Bardhë,

Një i vdekur në aksidentin në rrugën Gjilan-Prishtinë
Një person ka humbur jetën të dielën pasdite pas një vetaksidenti që ka ndodhur në rrugën Gjilan-Prishtinë.
Sipas Policisë së Kosovë, 45- vjeçari ishte duke transportuar dru dhe për shkaqe deri tash të panjohura ka dalë nga rruga dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashanit, tha për teve1.info se njësitet përkatëse me urgjencë kanë dal në vendin e ngjarjes.
“Drejtuesi i mjetit shqiptar shtetas i Kosovës (1977) ka pësuar lëndime të rënda trupore I cili edhe përkundër ndihmës së mjekëve si pasoj e lëndimeve në vet aksident ka ndërruar jetë. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML. Shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar nga ana e Policisë së Kosovës trafiku rajonal në Gjilan”, ka thënë Hashani.
