Si po e përballon Europa vapën ekstreme, ilustruar në foto
Një pjesë e mirë e Europës Perëndimore po përjeton këtë fundjavë të nxehtin ekstrem që është zhvendosur në veri nga Afrika.
Temperaturat në Spanjë dhe Francë kanë kapur shifra rekord, duke e bërë problematike situatën energjitike dhe fluksin nëpër spitale.
Autoritetet zyrtare thonë se në disa zona temperaturat kanë arritur deri në 42C dhe sipas meteorologëve ky lloj i nxehti s’kishte ndodhur që prej 1947-ës. Se si është situata aktuale në qytetet europiane më mirë e përshkruajnë fotot në vijim.
1.Në Place de la Republique, Paris janë vendosur zona freskuese që njerëzit të mund të qetësohen teksa ecja bëhet e pamundur për ta nën temperaturat ekstreme.

2. Gratë nuk dalin më nga shtëpia pa një freskuese në duar, njësoj si vajza në foto që po shlodhet e ulur në Luxembourg Gardens, Paris.

3. Temperaturat e agimit duket se kanë qenë mjaftueshëm mirë sa kjo nënë ta shëtisë bebushin në Jardin des Tuileries para se vapa e madhe të nisë.

4. Për fermerët në jug të Francës, s’është fare e thjeshtë

5. Zgjedhja alternative e gjermanëve për të përballuar vapën është pak a shumë kjo foto që shihni.

6. Shpresa e vetme për turistët e Romës janë ujvarat.

Burimi: BBC
Source link