Nemanja Millosheviq për Geopost: Vuçiq pret Putinin në Danub dhe Trumpin në Shtëpinë e Bardhë,

Tornado e frikshme zë në befasi pushuesit në Francë, një i vdekur dhe disa të plagosur
Një aspak e zakontë ka ndodhur pasditen e së shtunës në një plazh në Villers-sur-Mer në Francë.
Sipas mediave të huaja një tornado e vogël, por me erë me shpejtësi tejet të madhe goditi plazhin.
Fatkeqësia natyrore i mori jetën jetën një 31-vjeçari, ndërsa të paktën 5 persona të tjerë mbetën të plagosur.
Në internet janë bërë virale momentet kur era e fortë godet bregun e detit, ndërsa më dhjetëra pushues shihet teksa largohen të çoroditur me shpejtësi. Karrige e tavolina fluturuan në ajër nga hotelet aty pranë.
“Ishte një “dhunë” që nuk e kemi parë kurrë në bregdetin tonë”, u shpreh pas ngjarjes Thierry Granturco, kryebashkiaku i Villers-sur-Mer.
Ky fenomen, i cili zgjati rreth 20 minuta, ishte totalisht i paparashikuar nga autoritetet meteorologjike.