“Jeta është e bukur por ka momente gri..”/Wanda Nara po përballet ende me probleme shëndetësore!

“Ajo vajza e mashtronte”/ Flet e motra e 26-vjeçarit që u gjet i vdekur në rezervuar
Në datën 16 qershor në rezervuarin e fshatit Kolanec, Maliq, u gjet i pajetë shtetasi Martin Çeço. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë janë arrestuar 3 persona, të cilët janë të dyshuar për vrasjen e 26-vjeçarit. Konkretisht në pranga kanë përfunduar Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj.
Sipas Policisë tre shtetasit e arrestuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datën 12 qershor kanë marrë viktimën në fshatin Kolanec, dhe pasi e kanë vrarë (mbytur), për motive të dobëta, kanë hedhur trupin e tij në rezervuar.
Ngjarja ishte inskenuar si vetëvrasje, pasi buzë rezervuarit ishin lënë sendet personale të të riut. Dyshimet e Policisë u ngritën pas nxjerrjes nga rezervuari të trupit të pajetë të 26-vjeçarit, pasi gjatë këqyrjes, në trupin e 26-vjeçarit, janë konstatuar shenja në pjesën e fytit. Shkak i vrasjes dyshohet të jetë bërë një vajzë 18-vjeçare, me të cilën 26-vjeçari kishte pasur lidhje. Sipas burimeve, vajza kishte krijuar një lidhje paralele me viktimën dhe një nga autorët.
26-vjecari kishte njohje me një vajze me të cilën komunikonte vazhdimisht. Njohjen e kanë mësuar autorët, të cilët i kanë kërkuar 26-vjeçarit të mos e vazhdojë.
Vrasja e të riut u diskutua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku në lidhje të drejtpërdrejtë ishte motra e viktimës, Klarida Çeço.
Kjo e fundit u shpreh se dy ditë para se të vdiste, i vëllai i kishte dërguar një fotografi ku ishte duke qarë. Kur ajo e ka pyetur se çfarë ka, Martini i kishte thënë se ishte i mërzitur.
“Besoj se ishte për shkak të asaj vajze. Nuk ishte i lidhur. Nuk ishin takuar, as nuk kishin pirë kafe. Vetëm flisnin në telefon. Ajo goca e mashtronte.
Kur ka pasur një lidhje me një tjetër, ti thoshte, mos ta verbonte më shumë vëllain. Unë i thosha gjithmonë lëre nëse ka një lidhje tjetër. Unë dyshoja se ai ka një tjetër, ai nuk dyshonte”, tregon e motra e 26-vjeçarit.
“Do ta bëj mishin copa-copa”

Motra e të ndjerit ishte ditën e sotme në lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku u shpreh se Martini nuk ka qenë i lidhur me vajzën në fjalë.
Sipas Klarida Çeço, vëllai i tij nuk është takuar me të renë, vetëm ka folur në telefon me të. Më pas, ajo ka shtuar se babai kishte dëgjuar një bisedë të Martinit me vajzën dhe më pas me një djalë, ku ky i fundit e kishte kërcënuar.
“Më ka thënë babi se e kishte kërcënuar. Ajo vajza e ka marrë në telefon në orën 11 të darkës, ditën e ngjarjes. Duke e provokuar e ka pyetur ‘ca bën’ dhe pranë ka pasur atë djalin tjetër. Ai më pas i kishte dalë në telefon dhe aty e mori vesh se ishte me dikë tjetër.
Ai i kishte kërkuar për ta takuar për të dalë në kafe, dhe vëllai nuk donte. Ai i kishte thënë po nuk dole, do ta bëj mishin copa-copa. E kishte dëgjuar babi te veshin. Babi kishte marrë telefonin dhe e ka pyetur se çfarë do i bësh, e ka kërcënuar edhe babin.
‘Kaq e pati jeta ime’, i thoshte babit dhe doli me rrobat e gjumit dhe me shapka. Babi nuk e ndoqi pas, pasi kanë kaluar 5 minuta ka dalë dhe e ka thirrur. Ky ka qenë momenti i fundit. Ai djali në telefon i kishte thënë ‘nëse nuk del, do të hedh një bombë në shtëpi’. E prandaj ka dalë”, tregon e motra e të ndjerit.
E mbytën dhe e hodhën në rezervuar

Mbërrijnë në gjykatën e Korçës 3 të arrestuarit për vrasjen e Martin Çeços. Ata akuzohen për vrasje me paramendim kryer në bashkepunim për tu njohur me masën e sigurisë.
Trupa gjykuese do të jetë me gjyqtar Besnik Shehun dhe prokurore Oli Visi. Tre autorët e dyshuar të vrasjes pritet të njihen me masën e sigurisë dhe vleftësimin e arrestit.
Të arrestuarit për ngjarjen e rëndë janë Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj.
Mes tyre dhe viktimës dyshohet të ketë pasur grindje për shkak të një femre.
Dyshohet se vajza për të cilën është vrarë 26 vjeçari ka qenë në një lidhje me një nga autorët.
Autorët mësohet se e kanë mbytur të riun dhe kanë hedhur trupin e tij në rezervuar, për të mbuluar ngjarjen dhe për të inskenuar një vetëvrasje të 26-vjeçarit.
Nga ana tjetër autorët e kanë inskenuar vrasjen që të duket si vetëvrasje, pasi kanë lënë buzë rezervuarit shapkat e 26 vjeçarit si dhe ka pasur shenja litari në fyt.