Fotogaleria e javës që lamë pas na sjell imazhet e veçanta nga një ceremoni martese për 70 çifte në Kabul, për bukuritë natyrore të Shqipërisë, nga vizita e liderëve evropianë në Ukrainë, si dhe fotografi të tjera.
1Qindra njerëz u mblodhën në qendër të Kievit më 18 qershor, duke ndezur pishtarë në kujtim të aktivistit Roman Ratushniy, që u bë një figurë e njohur në revolucionin pro-perëndimor të Ukrainës në vitin 2014. Ratushniv, 24 vjeç, u vra më 9 qershor në betejën kundër trupave ruse për qytetin Izium në lindje të vendit.2Një pelegrine duke u lutur në një faltore Lahore, Pakistan, më 16 qershor.3Presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri italian Mario Draghi, dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, gjatë vizitës në Irpin, Ukrainë, më 16 qershor.4Shëtitja me balona me gas gjatë perëndimit të diellit mbi Yakhroma, rreth 75 kilometra në veri të Moskës më 16 qershor.5Chaneser, 45 vjeç, shihet në një pasqyrë të një traktori teksa bën një pushim nga puna në një fabrikë tullash në Xhakobabad, Pakistan. Muajin e kaluar, Xhakobabadit iu dha epiteti i qytetit më të nxehtë në Tokë.6Dy djem irakianë duke ecur pranë fotografive të Muqtada al-Sadr dhe babait të tij, Mohamed Sadiq al-Sadr, në qytetin Sadr, bastioni i ndjekësve të Lëvizjes Sadrist në Bagdadin verilindor më 14 qershor.7Nuset afgane gjatë një ceremonie masive martese për 70 çifte të organizuar në Kabul, më 13 qershor.8Dhëndurët presin fillimin e një ceremonie masive martese në Kabul më 13 qershor.9Një burrë duke ngarë biçikletën gjatë ceremonisë së hapjes së urës së xhamit mbi Kanionin Dashbashi, jashtë qytetit të Tsalkas, Gjeorgji, më 14 qershor.10Ura në degën e lumit Vjosa, në Brataj, Shqipëri, më 12 qershor.11Një shtëpi duke u djegur pasi u granatua gjatë një beteje gjuajtjesh me artileri midis trupave ukrainase dhe atyre ruse në qytetin Lisiçansk, në Ukrainën lindore, më 11 qershor.12Një djalë iranian duke pritur klientët në një pazar kapelash në Teheran, më 13 qershor.13Një vajzë afgane duke lexuar një libër brenda shtëpisë së saj në Kabul, më 13 qershor.14Një pamje e një anijeje të fundosur në portin detar të Mariupolit, Ukrainë, më 12 qershor.15Të afërmit, miqtë dhe shokët marrin pjesë në një funeral për ushtarakët ukrainas Oleksandr Synelnykov, Ihor Snitkin dhe Serhiy Malets, të vrarë në luftime, ManastirinSt. Michaels Golden-Domed në Kiev, më 11 qershor.16Një ushtarak ukrainas shikon nga tanku një pozicion në rajonin e Donjeckut të Ukrainës, 11 qershor.17Një vajzë iraniane duke shikuar në telefonin e saj në Teheran më 13 qershor.18Iriqët kundër-tank në një fushë me grurë në rajonin e Mikolajivit të Ukrainës jugore, më 11 qershor.19Punëtorët duke palosur thasë me pambuk në një fabrikë në Kandahar, Afganistan, më 11 qershor.20Mbetjet nga djegia e makinave përgjatë një rruge gjatë luftimeve të rënda në vijën e frontit në Severodonjeck, Ukrainë, më 11 qershor.21Një pjesëmarrës në Konkursin e XIV Ndërkombëtar të Baletit duke u përgatitur në prapaskenë para se të performojë në Skenën e Re të Teatrit Bolshoi në Moskë, më 8 qershor.22Një zjarrfikës duke pushuar pas betejës për fikjen e zjarrit në një shtëpi si pasojë e një sulmi ushtarak në Harkiv, Ukrainë, më 7 qershor.