Ditari sekret i Enver Hoxhës: Projekti i panjohur për t’u hapur me Perëndimin që në
Plaçkitësit e pronari ballafaqohen me armë një depo në Mazgit (VIDEO)
Katër plaçkitës ia mësynë depos së postës së shpejtë ‘Mikmik’ në Mazgit të Obiliqit.
Por, misioni për të cilin shkuan, nuk e quan në fund, pasi u përballën me pronarin e këtij biznesi që ju kundërvë me revole.
Gjatë ikjes, grabitësit edhe kanë shkrepur armën, e ku brenda ndodheshin 8 punëtorë të kompanisë, por që nuk pati të dëmtuar, njofton Klan Kosova.
Policia doli në vendngjarje.
Ndërsa, vetë pronari konfirmojë se asnjë nga dërgesat e klientëve nuk është prekur, dhe të gjitha janë dërguar pa ndonjë vonesa.
Deri tani, policia nuk ka arritur t’i vë në pranga, asnjë nga të dyshuarit.
Kurse Klani mëson se vetura e cila u përdor për grabitje, është gjetur e djegur në Komunën e Lipjanit.