Pep “ia vë syrin” talentit të Bayernit, por duhet të paktën 100 milionë
VIDEO/ E nisën për të sulmuar Ukrainën, raketa kthehet mbrapsht dhe ‘shkatërron’ bazën ruse
Rusia vijon ende të sulmojë dhe bombardojë me raketa veriun e Ukrainës, pas 4 muajsh luftë.
Së fundmi një video është bërë virale, e cila tregon se tashmë dhe fati është kundër rusëve, ose më saktë vetë armët e tyre.
Sipas “Daily Mail”, videoja tregon momentin se si një raketë e hedhur nga mbrojtja ajrore e Rusisë u kthye në “bomerang”, duke goditur bazën e ushtrisë.
Videoja raportohet të jetë filmuar në orët e para të këtij mëngjesi në qytetin Alchevsk, rreth 55 milje në jug të Severodonetsk-ut, ku po bëhen luftime të ashpra. Sipas raportimeve, sistemi raketor i mbrojtjes ajrore, ndoshta një S300, operohej nga separatistët pro-rusë ukrainas nga Republika Popullore e Luhanskut.
Shkaku i mosfunksionimit nuk është i qartë, ndërsa disa kanë spekuluar se problemi mund të ketë ndodhur për shkak të hakimit ose bllokimit nga një dron ukrainas, ndonëse kjo konsiderohet e pamundur.