Balenat e spermës janë parë duke përdorur armën e tyre të fundit kundër orkave sulmuese:
10 Qytetet më të mira në botë për të jetuar
Çdo vit, Economist Intelligence Unit publikon indeksin e saj global të qyteteve ku jetohet më mirë në botë . Renditjet përcaktohen nga një sërë faktorësh, si aksesi në hapësirat e gjelbra, cilësia e kujdesit shëndetësor dhe niveli i krimit.
Ja kush janë 10 qytetet më të mira në botën për të jetuar që janë përzgjedhur për 2022.
Vjenë, Austri: Vjena është në vend të parë falë edhe rihapjes së saj pas pandemisë së COVID-19.
Kopenhagen, Danimarkë: Kryeqyteti danez mori nota të larta për kreativitetin, pasi është një nga qendrat më të rëndësishme të dizajnit në botë.
Zyrih, Zvicër: I njohur për historinë e tij bankare, Zyrihu është gjithashtu një qytet që ofron ushqim të mirë.
Calgary, Kanada: Qyteti është i famshëm për numrin e madh të turistëve që pret çdo verë.
Vankuver, Kanada: Qyteti është i njohur për ushqimin dhe pijet
Gjenevë, Zvicër: Qyteti ka shumë parqe, liqene dhe hapësira argëtuese në natyrë.
Frankfurt, Gjermani: Lidhjet globale financiare dhe e transportit e bënë Frankfurtin fitues këtë vit.
Toronto, Kanada: U fut në listë këtë vit falë argëtimit që ofron.
Amsterdam, Holandë: Një nga qytetet holandeze që ofron më shumë hapësirë të gjelbër dhe kujdes të mirë shëndetësor.
Osaka, Japoni: I vetmi qytet aziatik në top 10-shen e këtij viti.
/rtsh.al/
Source link