Gjurmët magnetike të gishtërinjve të vrimës së zezë të Rrugës së Qumështit u zbuluan në
Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Boris Johnson i kërkohet të japë dorëheqjen: Kryeministri pushon ministrin kryesor
Situata politike në Britaninë e Madhe ka qenë e tensionuar ditët e fundit, pasi kryeministri Johnson është më pranë se kurrë largimit të tij. Rreth 41 pjesëtarë të qeverisë kanë dhënë dorëheqjen pasi largimit të Ministrit të Financave dhe atij të Shëndetësisë.
Më shumë ministra dhe ish-aleatë tërhoqën mbështetjen e tyre për kryeministrin britanik dhe i kërkojnë atij të japë dorëheqjen, por Johnson rezistoi duke thënë se do të luftonte, të paktën për momentin.
Kreut të Britanisë thuhet se tani i kanë mbetur vetëm dy mundësi: Ose të japë dorëheqjen deri të enjtën, ose kundërshtarët e tij do të lëvizin çdo gurë për ta rrëzuar atë maksimumi brenda javë së ardhshme.
Gruaja nga Ukraina, e dyta që fiton çmimin “Nobel” për Matematikë
Katër matematicienë, përfshirë ukrainase Maryna Viazovska, janë vlerësuar me medaljen prestigjioze Fields, çmimin më prestigjioz për matematikë. Viazovska është gruaja e dytë që fiton këtë çmim, i cili konsiderohet i barabartë me çmimin Nobel për Matematikë. Fituesit e tjerë ishin matematikani francez, Hugo Duminil-Copin nga Universiteti i Gjenevës, matematikani koreano-amerikan, June Huh nga Princeton dhe matematikani britanik, James Maynard nga Universiteti i Oxford-it.
Medalja Fields u jepet çdo katër vite matematikanëve nën 40 vjeç.
Lufta në Ukrainë: Nisin hetimet për 21.000 krime lufte të dyshuara
Ukraina thotë se është duke hetur për më shumë se 21,000 krime lufte dhe krime agresioni që dyshohet se janë kryer nga Rusia që prej fillimit të pushtimit të saj në vend.
Prokurorja e Përgjithshme Iryna Venediktova tha për BBC se po merrte raporte për 200 deri në 300 krime lufte në ditë.
Rusia nisi pushtimin ndaj Ukrainës në 24 shkurt, por mohon çdo akuzë për krime lufte. Autoritetet ukrainase kanë deklaruar se ushtarët rusë që vranë, torturuan ose përdhunuan civilët “duhet të kuptojnë se është vetëm një çështje kohe kur ata të gjithë do të jenë në gjykatë”.
Prokurorja tha se megjithëse ekipi i saj po punonte në rajone anembanë Ukrainës, nuk ishte në gjendje të hetonte të gjitha rastet “si duhet dhe në mënyrë efektive” për shkak të mungesës së aksesit në njerëz dhe në disa zona.
Vetëm gjatë muajit maj 600 të dyshuar janë identifikuar dhe kanë nisur rreth 80 ndjekje penale.
Europa i frikësohet një krize energjitike që vjen nga mungesa e gazit natyror
Frika se manipulimi që mund të bëjë Rusia me furnizimin me gazin natyror, do të sjellë një krizë ekonomike dhe politike gjatë stinës së dimrit, ka pushtuar Europën. Pasojat madje mund të ndihen edhe më shpejt, nëse papritur Rusia e ndërpret tërësisht furnizimin.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen paralajmëroi të mërkurën se vendet dhe ekonomia duhet të përgatiten në rast se Rusia e ndërpret krejtësisht furnizimin me gaz natyror, i cili është që tani i kufizuar. Frika tashmë po shtohet se tubacioni Nord Stream 1, që lidh Rusinë me Gjermaninë, duke kaluar nën Detin Baltik, nuk do të rifillojë punën, pasi të mbyllet këtë muaj për procedura mirëmbajtjeje të planifikuara që më parë.
Rusia ka kufizuar tashmë furnizimin me gaz për rreth dymbëdhjetë vende të BE-së, përfshirë Gjermaninë, e cila është ekonomia më e madhe e unionit, dhe që mbështetet shumë tek energjia që vjen nga Rusia për të prodhuar elektricitet dhe për të furnizuar sektorët e saj industrialë. Kufizimet kanë ngjallur akuza nga biznesi dhe udhëheqësit politikë se Rusia po ndëshkon Europën për mbështetjen ndaj Ukrainës, vendin që Rusia ka sulmuar ushtarakisht që prej katër muajsh.
Burimi: BBC, CNN
Source link