Ministria e Arsimit zbulon ndryshimet e vitit të ardhshëm në Maturën Shtetërore
Duke filluar nga viti i ardhshëm, maturantët që për një arsye a një tjetër do të jenë të pakënaqur me rezultatet e provimeve të maturës, do të mund të kërkojnë rivlerësim të testimit.
Ky është një prej propozimeve të fundit të ministres së Arsimit, Evis Kushi, të cilin e bëri publik gjatë takimit me Komitetin e Maturës Shtetërore, mësues dhe drejtues të institucioneve arsimore.
“Ne nuk jemi të pagabueshëm, sepse kur themi që nuk ka rivlerësim të testit kjo nënkupton që ne jemi të pagabueshëm. Nuk ka mësues të pagabueshëm, vlerësues të pagabueshëm. Ne propozojmë ta rishikojmë këtë pikë”, – u shpreh ajo.
Një tjetër ndryshim i propozuar ishte pilotimi i një testimi elektronik i vëzhguar, për pranimin në programet universitare për pranimin në programet universitare të studimit që janë shumë të kërkuara, siç është programi Mjekësi e Përgjithshme apo Stomatologji. Sipas Kushit, kjo do të nxiste meritokracinë.
Burimi: Euronews
Source link